Në rrjetet sociale sa vjen e bëhen më popullore sfidat ose lojërat e ndryshme. Sfida më e fundit që ka marrë dhenë nëpër internet është padyshim “10 years challenge”, që konsiston në foton e një personi ose fenomeni, sot edhe përpara 10 vitesh.
Të shumtë kanë qenë njerëzit dhe futbollistët, që fotot e tyre i kanë postuar në “Instagram” apo Twitter”. Fotot që kanë rënë në sy kanë qenë në numër të madh, por ai që ka bërë më shumë bujë ditën e sotme ka qenë padyshim Mesut Ozil.
Turko gjermani, ka postuar në llogarinë e tij në “Twitter” dy foto, njëra para 10 vitesh dhe njëra foto ishte nga sot. Karshi postimin, mesfushori kishte shkruar: “E vetmja ’10 years challenge’ që ne duhet të shqetësohemi”. Ndërsa në dy fotot, ilustroheshin pamje nga akullnajat, të cilat kanë shkrirë si pasojë e ngrohjes globale.
The only #10YearChallenge we should care about ??? #M1Ö pic.twitter.com/S8hU7gNgZJ
— Mesut Özil (@M10) January 17, 2019