1 vit pa fitore dhe 1 vit pa humbje/ Një rezultat te Greqi-Kosovë do të thyejë dy rekorde

Kosova po kalon një moment tepër të vështirë në arenën ndërkombëtare, teksa po pëson humbje të njëpasnjëshme. Gjithçka filloi me barazimin me Moldavinë, ku dardanët nuk treguan asnjë gjë në fushën e lojës. Më pas humbjet me Greqinë, Maqedoninë e Veriut dhe Slloveninë ishin thjesht rezultat i performancave mjaft të dobëta.

Shqiptarët e Kosovës kanë vendosur një rekord mjaft negativ, duke mos regjistruar asnjë fitore në vitin e fundit. Në këtë mënyrë ekipi i drejtuar nga Challandes, shkon kundër rrymës së Kombëtareve të Ballkanit që kanë një ngritje në kohët e fundit, teksa Greqia ka kaluar një vit fantastik duke mos pësuar asnjë humbje. Pa Rashicën dhe Muriqin, Kosova e ka mjaft të vështirë të dalë në lojën e saj dhe të shënojë gola. Greqia dhe Kosova do të përballen të mërkurën atje ku një rezultat në fitore të dardanëve do të thyente dy “rekorde”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *