Etrit Berisha ka qenë vendimtar në ndeshjen e sotme kundër Rexhinës. Spal ka fituar me shifrat minimale, 0-1, por 3 pikët kanë meritën e duarve të gardianit shqiptar. Portieri i Kombëtares kuqezi ka marrë rolin e heroit, teksa në minutën e 61-të fiton duelin me Denis nga pika e bardh e 11 metrave.
Kjo është penalltia e dytë që Berisha pret në këtë sezon të ri të Serie B, ku Spal synon ringjitjen në elitë. Ndërkohë ekipi italian ka vendosur ta pagëzojë me një emër të ri portierin shqiptar. Në një postim në faqen zyrtare në “Instagram”, Spali shpërndan një foto të gardianit kuqezi dhe e shënon 1 nëntorin në kalendar me emrin… dita e Shën Berishës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/