Kriza e rezultateve i lëkundi pankinën, Pirlo reagon pas fitores: Nuk do t’i shikoj këto lajme, është vetëm java e 6

Juventusi u rikthye tek fitorja ditën e sotme, ku mposhti Spezian me rezultatin 1-4. Pjesa e parë përfundoi me shifrat 1-1, por futja e Cristiano Ronaldos i ktheu gjërat në normalitet. Ky 3 pikësh i jep një frymëmarrje qetësie trajnerit Andrea Pirlo, i cili u kryqëzua nga tifozët dhe mediat pas humbjes me Barcelonën.

Një nga akuzat kryesore për trajnerin e bardhezinjve ishte mungesa e tepërt e eksperiencës. Gjithashtu mediat filluan të publikonin disa hipoteza ku flitej për shkarkimin e tij. Megjithatë, tekniku 41 vjeçar është i pashqetësuar nga këto reagime, duke u shprehur në konferencën për shtyp pas ndeshjes se mendon vetëm për të mirën e ekipit dhe aspak për lajmet mbi te ardhmen e tij.

“Nuk i kam parë lajmet për të ardhmen time dhe nuk do t’i shikoj akoma. Më intereson loja e ekipit dhe vetëm aty jam fokusuar. Për sa i përket klasifikimit, nuk e shikoj asnjëherë pasi kjo është vetëm java e 6-të. Gjithashtu po presim rikthimet e të dëmtuarëve për të patur një ide më te qartë,”- është shprehur tekniku bardhezi./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online