Zyrtare, Vajushi transferohet te Avelino në huazim!

0

Shkodrani ndryshon ekip. Huazim me të drejtë blerje. Largohet nga Pro Verçeli pas 2 sezonesh. Menaxheri Haxhia: Armando kishte nevojë për ndryshim!

Nga Anton Cicani

Armando Vajushi ka thënë “po”! Sulmuesi shkodran do të transferohet nga Pro Verçeli te skuadra e Avelinos, duke qëndruar po në Serinë B italiane. “Sport Ekspres” ka mësuar se firma e futbollistit kuqezi sapo është hedhur në kontratën e tij të re, edhe pse vetëm në formë huazimi me të drejtë blerje nga ish-klubi i Berat Gjimshitit, përpara se të kalonte te Benevento më pas. Vajushi, që ka kaluar kalvarin e gjatë të dëmtimeve, gjithashtu, ka folur edhe për “Sport Ekspres”, duke u shprehur mjaft i kënaqur për këtë mundësi që po i jepet: “Do të provoj të luaj shanset e mia në një tjetër skuadër dhe shpresoj që t’ia dal”.

Vajushi ka veshur edhe fanelen e Livornos perpara se te shkonte te Pro Verceli

Formula është huazim i thatë, pra pa asnjë pagesë nga Avelino kundrejt Pro Verçelit, që e bleu në vitin 2016 nga skuadra e Kievos për shifrën thuajse 500 mijë euro.

Ndërkohë, Vajushi ka firmosur deri në vitin 2019 me skuadrën piemonteze. Me Pro Verçelin, Vajushi ka luajtur vetëm 22 ndeshje në dy sezone, për shkak të dëmtimeve dhe mungesave.

Vetëm dy gola për shkodranin, që ka veshur më parë fanellën e Livornos, Kievos, por edhe Lovehut në Bullgari, aty ku u transferua nga Vllaznia e Shkodrës.

Sakaq, Sokol Haxhia, agjenti i lojtarit, deklaroi për “Sport Ekspres”: Kishte nevojë për ndryshim dhe stimuj!

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave A Reply

Your email address will not be published.