Zyrtare/ Superiorja luhet, spostohet Luftëtari-Flamurtari

Moti i keq ka detyruar Federatën Shqiptare të Futbollit të shtyjë gjithë ndeshjet nga Kategoria e Parë e poshtë, por Superiorja do të luhet rregullisht këtë fundjavë. Zgjedhja e FSHF-së lidhet kryesisht me faktin se kalendari është shumë i ngjeshur dhe është e vështirë të gjenden data bosh, nëse shtyhen ndeshjen e kësaj fundjave. Përveç kësaj, moti mund të përmirësohet nga nesër e tutje dhe fushat e Superiores janë në gjendje të mirë.

Ndryshimi kryesor lidhet me Luftëtari-Flamurtari, që është postuar për të hënën, pasi për momentin akset rrugore drejt Gjirokastrës kanë probleme, por pas disa ditësh pritet të normalizohet gjithçka.

Ndërkaq, të shtunën luhen dy ndeshje, me Teuta-Kamza në orën 14.00 dhe Skënderbeu-Kukësi në 17.00. Të dielën luhen dy ndeshjet e tjera, të dyja prej orës 13.00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *