Zbulohet stafi i Skënder Gegës/ Mbetet jashtë Allmuça, merr me vete pak nga Partizani kampion

Skënder Gega do të zyrtarizohet te ekipi i ri në Jordani, Al Ramtha, në fundin e kësaj jave. Shumë dyshime ka pasur mbi stafin teknik që e ka përzgjedhur vetë trajneri shqiptar, ashtu siç kemi raportuar edhe më parë.

“Sport Ekspres” raporton se ndihmës-trajneri i Gegës do të jetë tekniku i njohur në Kosovë, Arsim Thaçi. Pikërisht për pozitën ku kohë më parë u përfol se do ta merrte ish-trajneri i Dinamos, Igli Allmuça.

Gjithashtu është menduar që të merret edhe pak nga Partizani kampion, pasi trajneri i portierëve do të jetë Florian Ristani. Ky i fundit ka pasur të njëjtën post kur të kuqtë fituan titullin në Superiore gjatë sezonit të shkuar me Gegën. Sa i përket ushtrimeve fizike, ndihmësi do të jetë një brazilian që emri i tij do të bëhet publik pas disa ditësh. /Sport Ekspres/