VIDEO | “Zgjohet” Shqipëria e Bushit, shkëlqejnë “yjet” e Partizanit

21-vjeçarët e Shqipërisë kanë mundur homologët e tyre nga Malta në stadiumin “Selman Stërmasi” me rezulttain 2-0. Në fraksionin e parë kuqezinjtë e Alban Bushit kanë mundur që ta gjejnë dy herë rrugën e rrjetës, teksa fillimisht ishte Rubin Hebaj, i cili realizoi një gol shumë të bukur.

Normalisht që gëzim në tribunën VIP nga ana e trajnerit të Partizanit Skënder Gega, i cili këtë ndeshje po e ndjek përkrah drejtorit Olsi Rama, por dhe së bashku Lorenc Trashin. Diçka pozitive, pasi shkodrani mund ta motivojë ky gol për të ndihmuar dhe demat në kampionat.

Në fundin e pjesës së parë ishte dhe Omar Imeri, lojtari i Shkëndijës së Tetovës, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke shënuar dhe golin e dytë për kuqezinjtë. Në pjesën e dytë mund të veçohet vetëm shtylla e Esat Malës, por golat munguan, paçka rasteve të krijuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *