VIDEO/ Vllaznia ia njeh shijen fitores pas 6 ndeshjeve falë Zhunior, e kërkon një nder nga Partizani

Edhe Vllaznia mund të fitojë, ka ndodhur pas gjashtë ndeshjeve! Shkodranët po kalojnë një krizë të madhe rezultatesh për shkak të shumë problemeve që nisin me kryesinë e klubit. Por këtë herë me trajnerin e ri Dedja gjendet edhe fitorja e parë.

Pikërisht në transfertë kundër Luftëtarit, ku nuk u gabua për të marrë tre pikët. Goli i vetëm i takmit u realizua nga ana e Zhunior që realizoi me kokë falë krosimit të Likës. Kaq ka mjaftuar që Vllaznia të merrte tre pikët dhe t’i afrohet Bylisit me vetëm një pikë. Këta të fundit e kanë një përballje me Partizanin në ditën e nesërme, me shkodranët që do të jenë tifozët e parë të kryeqytetasve në këtë rast, me shpresën se nuk do të përfundojnë në “Play-Out”. /Sport Ekspres/

 

 

Luftëtari: Qyrani, Dragoshi, Duka, Isufi, Kuka, Qato, Hyseni, Haxhiu, Oshafi, Lika, Mehmetllari.

Vllaznia: Sherri, Adili, Malota, Shehi, Kruja, Marku, Gurishta, Zogaj, Shtubina, Lika, Silvio Zhunior.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *