Një ndër momentet më të polemizuese të sfidës midis Flamurtarit dhe Kukësit ishte goli i anuluar i Artim Pollozhanit. Kryesori i takimit, Olsi Sokoli, e quajti të pavlefshëm golin e shënuar nga lojtari i Flamurtarit, me arsyetimin se roveshata 36-vjeçarit përbënte lojë të rrezikshme.
Ditën e sotme, klubi vlonjat ka postuar një video në faqen zyrtare në “Facebook”, ku krahas golit të Pollozhanit është vendosur goli i famshëm i Kristiano Ronaldos kundër Juventusit në çerekfinalen e Champions-it të vitit të kaluar dhe dy gola të shënuar në kategorinë e tretë turke.
Në mbishkrim, klubi vlonjat shkruan: Made in Kategoria Superiore. Katër gola identik, por për arbitrat “Made in Kategoria Superiore” në Shqipëri cilësohet lojë e rrezikshme.