VIDEO/ Rasti i rrallë, dramë e vërtet me VAR në Genoa-Milan dhe paniku i tifozëve

VAR ka ndryshuar shumë sa i përket futbollit të luajtur dhe kjo është lehtësisht e kuptueshme. Por ajo që ndodhi në përballjen mes Genoas dhe Milanit ishte vërtet një episod  i rrallë. Teksa Leao kishte një mundësi të pastër shënimi, Biraschi e ndalon topin me dorë.

Arbitrin e thërrasin për të parë pamjet në VAR dhe atje pamjet ishin edhe më të komplikuara. Në ato imazhe të përsëritura dukej sikur edhe vetë lojtari i Milanit e kishte prekur topin me dorë në të njëjtën kohë.

Shumë kohë u vonua arbitri për të parë në monitor se çfarë ndodhi, duke e zgjatur edhe më shumë dramën. Më pas u vendos për penallti në favor të Milanit dhe ndëshkim me karton të kuq për Biraschin. Kessie nuk do të gabonte nga pika e bardhë, për të dërguar shifrat në 1-2. /Sport Ekspres/