Video që e tregon qartë, lojtarët e Napoli nuk kanë më dëshirë të luajnë

Lojtarët e Napolit kanë një problem me presidentin e tyre, De Laurentis, të mbartur prej kohësh, ndërsa nga kjo situatë mund ta pësojë edhe Ançeloti. Kjo krizë që ka përfshirë këtë klub, si fajtor të fundit mund të ketë trajnerin, duke parë vetë sjelljen e lojtarëve në fushë.

Një video e cila po shpërndahet gjerësisht në rrjetet sociale, është ajo e minutës së 80 ku Napoli barazoi në transfertë ndaj Udinezes në barazimin 1-1. Në minutën e 80 të takimit, do të ishte Mario Rui me topin në zotërim që po kërkonte të ecte në drejtim të portës kundërshtare, por asnjë prej shokëve të skuadrës nuk e ndoqi dhe dukej dëshira e pakët e tyre dhe angazhimi për të shënuar golin e avantazhit. /Sport Ekspres/