VIDEO/ Nuk janë rastësi, një tjetër kryevepër shpiket nga këmbët e Endri Çekiçit

Endri Çekiçi gjen sërish golin me ekipin e Olimpias së Ljubjanës në kampionatin slloven. Lojtari shqiptar shënoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi në minutën e 89 duke e dërguar topin në rrjetë dhe duke e lënë portierin kundërshtar të palëvizur nga vendi.

Ky ishte goli i 6 dhe i fundit i ndeshjes që  Olimpia e Ljubjanës e fitoi me rezultatin e thellë 6-0 ndaj ekipit të Rudar. Me këto 3 pikë të marra në këtë përballje, ekipi slloven arrin të shkëputet me 5 pikë diferencë nga Maribori i vendit të dytë, që ende nuk ka zhvilluar takimin e radhës në kampionat./Sport Ekspres/