VIDEO/ Muriq shtang me golin në Turqi, në stilin perfekt të Ibrahimoviç

0

Festival golash ka ardhur nga Turqia, atje ku Fenerbaçe ka fituar me rezultatin 5-1 ndaj Konyasporit. Të 6 golat kanë ardhur nga vendasit, pasi realizimi i Konyasporit në fakt ishte autogol.

Por ajo që duhet të ndalemi, është te goli i pestë. Vedat Muriq ka realizuar një gol të çmendur duke zbrazur të gjithë forcën nga distanca, për të mos i lënë asnjë mundësi portierit kundërshtar. E për t’u theksuar që ky lojtar ka dalë nga Teuta dhe Besa e Kavajës, ndërsa sot realizon vepra të tilla me Fenerbaçen në stilin Ibrahimoviç. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.