VIDEO/ Çfarë tallje! Për inatin e djaloshit magjik, gjithë ekipi i PSG-së feston me…meditimin!

0

Sa shumë që kishte për të shfryrë PSG në përballjen e sotme ndaj Dortmundit. Takimi i parë do të mbyllej në shifrat 2-1 në favor të ekipit gjerman, atje ku Haland u kthye në makthin e kundërshtarit. Dy gola që erdhën nga djaloshi magjik, që ishte i pandalshëm ndaj francezëve.

Por në ndeshjen e kthimit, në një stadium të boshatisur do të ishte edhe ky sulmues “i akullt”. Golat e Nejmar dhe Bernat e dërguan PSG-në në çerekfinale pas fitores në shifrat 2-0. Pastaj te festa kishte vend edhe për një tallje, pasi të gjithë lojtarët kanë medituar, për të sjellë në vëmendje festën e Haland. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.