VIDEO/ 5 gola, 3 penallti dhe 2 përmbysje! Bylisi thyhet pas 10 ndeshjesh ndaj Skënderbeut

Bylis-Skënderbeu 2-3 (Murataj 75′, Goxhaj 79′ / Krasniqi 45′ p, Bregu 85′ p, Gripshi 87′)

Një ndeshje me emocione të jashtëzakonshme ishte ajo mes Bylisit dhe Skënderbeut që përfundoi në shifrat 2-3. Isli Hidi do të humbiste një mundësi të artë për të shënuar në minutat e para të takimit, duke e dërguar topin jashtë, pavarësisht se e dërgoi Koliçin në krahun tjetër.

Ndërkohë atë që nuk arriti të bënte dot portieri i Bylisit, ia doli Krasniqi në minutën e 41. Pjesa e dytë foli më shumë për Bylisin dhe goli i barazimit do të vinte nga Murataj. Për të ndezur edhe më shumë tifozët mendoi Goxhaj që me një gol me rrofeshatë, nisi edhe festën e madhe.

Por njëkohësisht këto do të ishin edhe minutat dramatike, pasi u akordua një penallti në favor të Skënderbeut pas një konktati të gabuar nga Ndreca në zonë. Bregu e dërgoi topin në rrjetë pavarësisht presionit që kishte në ekzekutimin e penalltisë. Ndërsa vetëm pak minuta më vonë, Gripshi arrin të shënojë dhe të thyejë Bylisin që kishte 10 ndeshje pa humbje. /Sport Ekspres/

Bylisi do të përballet ndaj Skënderbeut në përballjen e ditës së sotme, që vlen për javën e 12 të Superiores. Një rikthim me shumë rëndësi në formacionin e ballshotiëve është ai i Ntepes, që do të luajë nga minuta e parë.

Ndërsa te korçarët ka gjithmonë improvizime të detyruara në formacion, ndërsa këtë herë do të jetë Taipi dhe Vitia që do të kërkojnë t’i bëjnë dëm kundërshtarëve. /Sport Ekspres/

Bylisi: Hidi, Ymeralilaj, Turabov, Goxhaj, Janku, Peposhi, Mëllugja, Murataj, Qardaku, Ntepe, Guindo

Skënderbeu: Koliçi, Bregu, Gripshi, Elezi, Krasniqi, Meksi, Ndeki, Pëllumbi, Pollozhani, Vitia, Taipi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *