Vetëm në “Play Station” ka luajtur me ta, Olainka nuk do i besojë ende syve me Barcelonën

Peter Olainka do të përjetojë një ëndërr në mbrëmjen e sotme të “Champions League”. Sulmuesi që në vitet e shkuara ka qenë pjesë e Bylisit dhe Skënderbeut, tashmë luan në arenën më të ndjekur në Europë.

Goli ndaj Interit në transfertë ishte një “çmenduri”. Megjithatë, zikaltrit nuk janë në momentet e tyre më të mira gjatë këtyre kohëve. Përballja me Barcelonën do të jetë tejkalimi i çdo imagjinate për Olainkën, që e nis sot si titullar në bazë të formacionit zyrtar.

Pastaj për të mos folur edhe për një gol të mundshëm, që do të kishte vlerë të jashtëzakonshme për karrierën e këtij lojtari. Më herët ka mundur që të luajë kundër Barcelonës vetëm në “Play Station”, ndërsa sot, gjendet në fushën e lojës dhe me dëshirën e madhe për t’i bërë “keq”. /Sport Ekspres/