UEFA zyrtarizon listën e Kukësit për Europa League

0

Kukësi do të luajë të enjten ndeshjen e parë në turin e tretë kualifikues të Europa League-s ndaj skuadrës së Torpedo Kutasi. Pak minuta më parë ka ardhur dhe zyrtarizimi i listës së lojtarëve që tekniku Armando Cungu do të ketë në dispozicion për dy ndeshjet me skuadrën gjeorgjiane.

Metëm një ndryshim nga turi i dytë i Champions League-s, me kuksianët që kanë në listë 22 futbollistë. Në vend të brazilianit Roxher është Lavdrim Ebipi. Gjithsesi, skuadrat që marrin pjesë në raundet kualifikuese kanë të drejtë që të bëjnë ndryshime në listë deri 24 orë para ndeshjes dhe nëse Kukësi zyrtarizon edhe sulmuesin Mensah, siç bëri me Rexhinaldon.

Tek Kukësi ka pasur shumë zhurmë në ditët e fundit se disa lojtarë mund të largohet, por për momentin siç duket tekniku shkodran do ta ketë skuadrën e plotë, duke mos vendosur për ata elementë që duhet të marrin valixhet.

LISTA E PLOTË PËR NDESHJET ME TORPEDO KUTASI

PORTIERË: Stivi Frasheri, Faton Maloku, Jetmir Basha

MBROJTËS: Ylli Shameti, Rustem Hoxha, Albi Alla, Vangjel Zguro, Harallamb Qaqi, Simo Rumbullaku, Edis Maliki, Uilliam Kordeiro Melo

MESFUSHORË: Donjet Shkodra, Arber Çyrbja, Vesel Limaj, Besar Musolli, Valon Et’hemi, Irakli Dzaria, Dino Shpehar

SULMUES: Sebino Plaku, Lavdrim Ebipi, Haris Harba, Rexhinaldo

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.