U shpall “Lojtari i Vitit”, Lilaj ka një mesazh për Skënderbeun!

0

Mesfushori korçar, ashtu si në 2015-n, evidentohet për paraqitjen e tij brenda 360 ditëve… “Titullin mund ta humbasim vetëm ne. E ardhmja? Kurrë mos thuaj kurrë”. Edhe arbitri Xhaja vlerësohet

Ashtu si pritej, sigurisht, duke parë edhe edicionin e tij të jashtëzakonshëm dhe paraqitjet në Europë, Sabien Lilaj është shpallur “Lojtari i Vitit” (2017) nga FSHF në mbrëmjen gala të fundvitit të organizuar nga institucioni që drejton futbollin në vendin tonë. Ai u nderua me trofeun pas anketës së përvitshme të FSHF-së që nderon lojtarin më të dalluar. Por, për korçarin nuk është hera e parë që kjo ndodh, pasi edhe në vitin 2015, ai u shpall lojtari më i mirë në elitën e futbollit shqiptar.

Ai përfitoi edhe këtë edicion një çek prej 2 milionë lekësh të vjetra, një shumë simbolike që FSHF ka caktuar për fituesin e këtij çmimi. Ai u vlerësua nga trajnerët dhe kapitenëve të skuadrave të Superiores Skënderbeu ka dominuar garën për “Lojtarin e Vitit” gjatë këtyre edicioneve. Para Lilajt, këtë çmim e kanë marrë dhe Orges Shehi (2012) dhe Hamdi Salihi (2016). Futbollistë të tjerë që kanë marrë këtë trofe në vitet e fundit janë Alban Hoxha (2014), Daniel Xhafaj (2013) dhe Armando Vajushi (2011).

Sakaq, për “Sport Ekspres”, Lilaj ka shprehur kënaqësinë për këtë vlerësim, duke folur pak edhe për gjendjen e skuadrës dhe sidomos të ardhmen e tij: “Ndihem mjaft i vlerësuar për këtë çmim dhe falënderoj të gjithë. Sidomos kur sheh që përreth kanë fjalë të mira për ty. Por, pa ndihmën e shokëve të skuadrës nuk do të mund të isha këtu, në skenë, me këtë çmim… Titulli? Sigurisht, sivjet jemi duke ecur mjaft mirë dhe fitorja e sotme (dje) është një tjetër hap me rëndësi, që na projekton drejt fitimit të trofeut, duke arritur objektivin e sezonit.

Por, nuk mund të themi se ka mbaruar. Por, që ne e kemi në dorë, duke parë edhe diferencën me ndjekësit. Nuk mund të shohim mbrapa, por vetëm përpara. Në Korçë ndihem super, në shtëpi dhe madje jam rritur edhe shumë, por, pse jo, nëse në të ardhmen do të më jepej mundësia të provoja një tjetër aventurë jashtë, do të isha gati. Asnjëherë mos thuaj kurrë”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.