6 muajt e parë si… “shqiptar”, Panuçi i kënaqur me Tiranën!

“Jam ndjerë shumë mirë gjatë këtyre muajve, pasi më mbështet federata dhe jam i befasuar nga shqiptarët dhe Tirana më pëlqen. Jam shumë i lumtur me këtë që po kaloj”… Kristian Panuçi, trajneri i kombëtares së Shqipërisë, ka shpjeguar për TV Klan përshtypjet e tij të para në këto 6 muaj si kuqezi. Teksa, duke folur për objektivat e të ardhmes dhe prurjet e reja, ja se si u shpreh: “Po afroj lojtarë dhe mund të them se është një rinovim i pjesshëm. Është e drejtë që të afrohen lojtarë të rinj me cilësi, po ndjekim edhe të tjerë. Ne duam të fitojmë grupin në Ligën e Kombeve.

Po ndërtojmë një ekip të mirë dhe mendoj se do të jemi protagonistë. Ne do të përpiqemi të ndërtojmë një ekip që të provojë që të kualifikohet në Euro 2020”. Shorti i Ligës së Kombeve do të hidhet më 24 janar me Shqipërinë që është pjesë e Divizionit C. Punën e deritanishme të Kristian Panuçit e vlerëson edhe ish-trajneri Xhani de Biazi.

“Unë mendoj se është një bilanc i mirë, pasi janë të pranueshme humbjet me Spanjën dhe Italinë edhe pse më këtë të fundit Shqipëria meritonte më shumë. Fitorja me Turqinë ishte e rëndësishme. Ka bërë mirë që ka afruar këta të rinj që janë cilësorë dhe unë mendoj se trajneri nuk duhet të ndalet dhe ta përmirësojë. Uroj që duke nisur nga e Liga e Kombeve skuadra të arrijë objektivat.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online