U jep këshilla edhe në shtrat me partneret, Conte: Lojtarët i mësoj si të bëjnë seks

Antonio Conte i ka surprizuar të gjithë me deklaratën e tij të dhënë për francezen “L’Equipe”. Trajneri i Interit këtë herë është kthyer për lojtarët e tij në një trajner jo vetëm në fushën e lojës, por edhe sa i përjet jetës së tyre seksuale. Një këshillë që ndosha futbollistëve zikaltër nuk do u pëlqejë shumë, pasi Conte kërkon më pak përpjekje në shtrat dhe më shumë në fushën e blertë, që përkthehet në më pak marrëdhënie intime për lojtarët, të cilët për të qenë nën urdhrërat e Contes duhet të sakrifikojnë edhe disa gjëra që ndoshta nuk i kishin menduar.

“U shpjegoj lojtarëve mënyrën se si duhet të bëjnë seks gjatë sezonit. I këshilloj ata që të kryejnë marrëdhënie për një kohë të shkurtër dhe me përpjekje minimale, pa shpenzuar shumë energji. Për më tepër u sugjeroj pozicione në të cilat janë poshtë partnereve.  Madje duhet të kryejnë marrëdhënie me gratë e tyre, pasi në të kundërt do të duhet të shpenzojnë më tepër energji”, ka thënë Conte./Sport Ekspres/