Tirana zhgënjen në Fier, Kastrioti ia “fut gjumit” dhe përfiton Besa

Në javën e parafundit të sezonit të rregullt në Kategorinë e Parë ka pasur surpriza të mëdha, të paktën në aspektin e rezultateve, sepse deri diku disa gjëra parashikoheshin.

Kastrioti është mundur bujshëm në shtëpi nga Besa, 0-1, me kavajasit që kanë marrë 3 pikë të arta në garën për mbijetesë. Ndërkaq, Egnatia mundi në shtesë 1-0 Burrelin dhe shkon në kuotën e 29 pikëve, që do të thotë -6 ndaj Kastriotit në renditje në play-off.

Ndërkaq, e bujshme në Fier: Tirana barazoi 0-0 dhe tashmë është vetëm plus 5 pikë nga Bylisi, që do të luajnë nesër në Kuçovë. Nëse Bylisi do të fitojë, do të shkojë 40 pikë, që do të thotë vetëm një pikë më pak në play-off.

Grupi A/ Ora 14:00

Korabi-Besëlidhja           1-0

Shënues: Veliaj 37′ pen.

Kastrioti – Besa              0-1

Shënues: Pasha 34′

Egnatia – Burreli             1-0

Shënues: Agbodike 90’+3

Grupi B/ Ora 14:00

Pogradeci – Shkumbini      3-0

Shënues: Topllari 17′, Çekiçi 38′, 56′

Iliria – Turbina                 3-2

Shënues: Zuna 7′, Gjokeja 59′, Berberi 90’+3 / Gërxho 38′ pen., 41′

Shënkolli – Tomori           3-0

Shënues: Kulli 34′, 52′, Gega 79′

Apolonia –  Tirana            0-0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *