Tirana merr “arratinë”, Egnatia turpëron Besën

0

U betua se do të bëheshin “barrikadë”, edhe me ndihmën e tifozëve, por as Tomori nuk ia del të ndalë Tiranën.

Një tren, pa frena e pa ulje shpejtësie Tirana, që është dukshëm superiore në Kategorinë e Parë dhe që po vret kampionatin, ashtu si pritej, në fakt.

Sot në Kuçovë erdhi një fitore e thjeshtë 2-0, me dy gola në pjesën e parë nga Karabeci e Sentamu. Pritej një rezistencë e madhe nga Tomori, edhe për shkak të situatës së karikuar nga inatet e vjetra, me beratasit që vazhdojnë të kujtojnë titullin e dy dekadave më parë, vendosur me finale.

Ndërkaq, lajmi i ditës është fitorja e bujshme e Egnatias në Kavajë, 5-1. Një derbi, i luajtur me dyer të mbyllura për shkak të një dënimi ndaj Besës, por realisht është dukur si stërvitore për Egnatian, që ka luajtur një ndeshje të madhe. Një fitore me përmasa historike, që do të mbahet mend gjatë, me Selimajn e Bazen që shënuan nga dy gola dhe Milen që shtoi një tjetër, për ta bërë ditë feste në Rrogozhinë.

KAT.PARE A

28 tetor 2017 – Java 6

Ora 14.30

Besëlidhja              3 – 0     Vllaznia B

Shënues: Ajazi 9′, 89′, Bangura 32′

 Besa                     1 – 5      Egnatia

Shënues: Morina 34′ / Selimaj 10′, 43′, Baze 70′, 84′, Mile 76′

 Erzeni                   1 – 1       Burreli

Shënues: Troplini 67′ / Lamptej 27′

Tërbuni                  0 – 1       Korabi

Shënues: Kita 68′

KAT. PARE B

28 Tetor 2017 – Java: 6

Ora 14.00

Tomori                  0 – 2       Tirana     

Shënues: Karabeci 31′, Sentamu 42′

Ora 14.30

Shkumbini           0 – 0 Shenkolli

Turbina                0 – 2 Apolonia

Shënues: Hysenshahaj 25′, Krasniqi 88′

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image