Tirana largohet Ristevski, konfirmohet Samson Iliasu

0

Bardheblutë bëjnë spastrimet e fundit. Nga klubi deklarojnë se nuk do të ketë asnjë largim nga skuadra

Olsi Avdiaj

Aleksandar Ristevski, mbrojtësi maqedonas që ishte te Tirana në provë prej disa ditësh, është kthyer në Maqedoni. Tirana zyrtarisht ka bërë me se lojtari do të kthehet nga erdhi. “Skuadra ka mbyllur një tjetër ditë përgatitore në Antalia. Bardheblutë përfundojnë sot fazën përgatitore dhe në mbrëmje do të rikthehen në Tirane për t’u bërë gati për pjesën e dytë të sezonit. Mbrojtësi maqedonas Aleksandar Ristevski ka përfunduar provën disa ditore dhe është larguar nga Antalia”, thuhet në njoftimin e klubit.

Ristevski është mbrojtës, i cili së fundmi ka luajtur te Pobeda e Prilepit. Ai pjesë e tyre ishte nga 3 gushti i vitit 2016-të, ndërsa më parë gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe me Mladost Carev Dvorin si dhe dy skuadrat shkupjane, Metalurgun dhe Skopjen. Sezonin aktual ishte një ndër futbollistët më standard te Pobeda, duke luajtur në 14 ndeshje kampionati, ndërsa në total me fanellën e skuadrës nga Prilepi ka të zhvilluara 45 ndeshje, duke regjistruar edhe një gol. Edhe dy ditë më parë, mbrojtësi pranoi se nuk arriti dot marrëveshjen dhe kështu me të gjitha gjasat nuk do të jetë pjesë e bardhebluve. Vetëm një lëvizje e fundit mund ta kthejë sërish bardheblu.

Samson Iliasu është një nga afrimet e radhës së Tiranës. Me të gjitha gjasat do të firmosë për bardheblutë, por nuk dihet nëse do të qëndrojë në ekip apo jo. lojtari ka lënë përshtypje të mira te Ze Maria, që mund ta mbajë në ekip. Lojtari që vjen nga kampionati i Bangladeshit pikërisht ekipi Mohammedan Sporting Club me të cilin ka luajtur për disa muaj deri tani në janar. Një  vit më parë ka luajtur me ekipin e BJMC-së. Aktualisht është në provë te Tirana dhe do të firmosë një kontratë. Mësohet se lojtari për shkak të numrit të lartë të të huajve do të xhirohet në një skuadër tjetër. Lojtari shtatshkurtër është mesfushor, shumë teknik. Ndonëse ka shumë pak të dhëna për lojtarin, ai është 23 vjeç dhe shpreson që të jetë një shpërthim për bardheblutë, nga sezoni në vazhdim, ndonëse më parë do të provohet në kampionatin kosovar.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.