Tirana i falet Grecës, ngjitja në Superiore formalitet

0

Dy golat e Bedri Grecës i japin Tiranës një fitore Superioreje. Bardheblutë dominuan ndaj Bylisit dhe tani e shohin veten vetëm 1 pikë larg ngjitjes në elitën e futbollit shqiptar. Në transfertën e Ballshit u bë gjithçka e thjeshtë me Grecën që realizoi vetëm 3 minuta pasi kishte nisur ndeshja, por njëkohësisht bëri të harrohet penalltia e shpërdoruar nga ana e Erando Karabecit pak sekonda më herët. Mesfushori kryeqytetas realizoi dhe në minutën e 27-të golin e dytë për të vulosur gjithçka. E lehtë për të besuarit e Ze Marias në pjesën e dytë që menaxhuan avantazhin dhe në fund dalin të fituar. Bardheblutë pas një sezoni në kategorinë e Parë duket se janë gati për ngjitjen në Superiore, që tani është vetëm çështje matematike, sepse diferenca me Bylisin është 10 pikë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here