Tirana drejt Turqisë, largohen shtatë lojtarë

Olsi Avdiaj

Tirana ka lënë sot në mëngjes Shqipërinë për t’u transferuar përkohësisht në Turqi ku do të zhvillojë një periudhë përgatitore deri më datë 25 janar. Bardheblutë u nisën nga aeroporti “Nënë Tereza”, sot në orën katër të mëngjesit dhe në mesditë janë akomoduar në Antalia. Gjatë periudhës përgatitore, Tirana do të qëndrojë në “Titanic Lara Resort. Veç gati dy javë stërvitje, bardheblutë do të zhvillojnë edhe dy miqësore në tokën turke. Përballë, bardheblutë do të kenë më 18 janar, Tobolin dhe më pas më 20 janar ekipin rus SKA Khabarovsk. Sipas njoftimit, Tirana do të kthehet më 25 janar në Tiranë, pikërisht dy ditë para se të nisë Kategoria e Parë. Vetë klubi ka sqaruar me një njoftim të detajuar gjithë anxhendën turke. Trajneri Ze Maria dhe një nga ndihmësit e tij, ashtu si edhe Junus Sentamu e Toni Mauexhe do të bashkohen me skuadrën në Turqi.

Largimet – Janë të shumtë lojtarët që janë skarcuar në ekipin e parë dhe që nuk do të jenë në listën drejt Antalias. Veç brazilianit Uellison Olivera, që është lënë i lirë nga klubi bardheblu, nuk janë më pjesë e Tiranës lojtarët e mëposhtëm: Ditmar Shehri, Marlind Nuriu, Mateo Levendi, Ardit Moçovilla, Johan Becka, Alvi Ahmetaj.

Hardi Binguila – Në listën e lojtarëve, që nuk do të udhëtojnë drejt Turqisë është edhe emri i Hardi Binguilës. Futbollisti është zyrtarisht i dëmtuar dhe po vazhdon riaftësimin. Ky i fundit është lënë jashtë, sepse është i dëmtuar, por gjasat janë që ai të ketë mbyllur marrëveshjen me bardheblutë janë shumë të mëdha. Burime pranë klubit bëjnë me dije se ai nuk do të jetë më bardheblu, por fjala përfundimtare i takon klubit “Tirana”.     

E reja – E vetmja e re në listën e Tiranës për grumbullimin është afrimi i lojtari Ernest Muçi. Sulmuesi ka lënë ekipin e 17-vjeçarëve të Migen Memellit dhe është bashkuar me ekipin e parë në një aventurë të re këtë 2018.  

Axhenda e Antalias

-Skuadra bardheblu do të zhvillojë përgatitjet dimërore në Antalia. Tirana do të lërë Shqipërinë më datë 13 janar për të zhvilluar një periudhë përgatitore në Turqi deri në datë 25 janar.

-Gjatë fazës përgatitore bardheblutë do të zhvillojnë dy ndeshje miqësore përballë FC Tobol, skuadër e Premier Ligës së Kazakistanit dhe SKA Khabarovsk, skuadër e Superligës së Rusisë.

-Ndeshja e parë do të luhet në datë 18 janar, ndërsa ndeshja e dytë miqësore në datë 20 janar.

-Gjatë periudhës përgatitore, Tirana do të akomodohet në “Titanic Lara Resort”.

Lista e lojtarëve që udhëtojnë drejt Turqisë

1) Ilion Lika

2) Alessio Abibi

3) Princ Çali

4) Jurgen Vrapi

5) Klisman Cake

6) Marvin Turtulli

7) Erjon Hoxhallari

8) Dorian Kërçiku

9) Alked Çelhaka

10) Rei Qilimi

11) Asjon Daja

12) Patrik Bardhi

13) Erando Karabeci

14) Albi Doka

15) Bedri Greca

16) Grent Halili

17) Majkëll Ngo

18) Alvaro Bishaj

19) Ernest Muçi

20) Toni Mauexhe

21) Junus Sentamu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *