Tirana del nga momenti i keq i rezultateve, fiton në debutimin e Armando Cungut

Tirana-Laçi 2-1 Dunga 4′, Kale 44’/ Naubueze 6′

Tirana ka dalë nga moment i keq dhe kriza e rezultateve. Bardheblutë kanë fituar në shtëpi me rezultatin 2-1 ndaj Laçit. Pikërisht në atë përballje ku debutoi edhe Armando Cungu si trajneri i kurbinasve.

Dunga shënoi në minutën e 4 të takimit, por barazimi do të vinte vetëm dy minuta më vonë nga Naubueze. Fatin e takimit do ta vendoste Kale në minutën e 44. Pas kësaj fitore të arritur, lojtarët e drejtuar nga ana e Memës fitojnë disi qetësinë dhe shkojnë në vendin e dytë. /Sport Ekspres/

Tirana: Bakaj, Vangjeli, Osmani, Imami, Hoxhallari, Batha, Hasani, Karabeci, Kale, Kobina, Dunga.

Laçi: Stazhilla, Fangaj, Ignjatoviç, Domgjoni, Turkaj, Deliu, Shehu, Lushkja, Teko, Xhixha, Nuabueze.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *