Tifozeria e Partizanit na pret me Car Llazarin

Paraditen e sotme është zhvilluar mbledhja e zakonshme në lidhje me masat organizative për ndeshjen Partizan i Beogradit-Skënderbeu, sot ora 19.00.

Zyrtarët e UEFA-s janë takuar me përfaqësues të dy klubeve dhe janë koordinuar edhe me drejtuesit e lartë të policisë serbe në lidhje me masat e sigurisë në stadiumin e Partizanit.

Ndërkohë, në njërën nga tribunat e stadiumit tifozë të Partizanit po shpalosnin një banderolë gjigante, që do të përdoret sonte si pjesë e koreografisë para ndeshjes.

Bëhet fjalë për Car Llazarin, i cili nga serbët njihet si themeluesi i një Serbie të madhe dhe komandanti që u ka prirë ushtrive ballkanike në përballjen me Perandorinë Osmane, 627 vjet më parë, në atë që njihet si “Beteja e Kosovës”. Aty Car Llazari mbeti i vrarë.

“PAGËZIMI, MALLKIMI DHE BETIMI JANË TË SHENJTA”, shkruhet në parullën gjigante të tifozerisë serbe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *