Terreni sportiv i Apolonisë për t’u lavdëruar, kushte fantastike për “Kategorinë e Parë”

Një pamje të mrekullueshme do të ofrojë stadiumi “Loni Papuçiu”. Pak ndërhyrje ka ardhur edhe në tribunën kryesore të tij, por më së shumti është punuar dhe po vazhdohet për shtrimin e tapetit të barit.

E gjitha kjo punë sa i përket terrenit sportiv që do të prekin futbollistët do të përfundojë të hënën dhe kërkon disa ditë që të jetë në gjendje për të pritur një ndeshje futbolli. Kështu me fillimin e fazës së dytë mendohet se gjithçka do të jetë gati. Por për t’u lavdëruar është fakti se në Kategorinë e Parë po rritet edhe cilësia e stadiumeve, me Apoloninë që po kërkon të rrisë imazhin e saj dhe ngjitet në elitën e futbollit shqiptar. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *