Kur je keq, gati për të dhënë goditjen e fundit! Mavraj më i miri te Greuther Furth

Ambienti në Shqipëri nuk është aspak i mirë kur flitet për futbollin. Deri diku edhe tipik ballkanik, për të dërguar në majën më të lartë kur gjithçka shkon mirë dhe për të rrëzuar përtokë kur gjërat nisin për keq.

Kjo i ndodhi edhe Mërgim Mavrajt. Ky i fundit duhet të ndihet vërtet keq për gjithë komentet negative dhe të tepruara që ka marrë nga analistët shqiptarë përgjatë kohëve të fundit. Si për t’i hedhur poshtë gjithë kontributin, duke përmendur se Mavraj duhet të largohet menjëherë nga Kombëtarja e Shqipërisë.

Sot Greuther Furthi ka fituar në kampionat me rezultatin 2-0 ndaj Dynamo Dresden. Aty ka rezultuar Mërgim Mavraj si një nga lojtarët më të mirë të ndeshjes. Në një përballje delikate dhe ku miqtë kanë pasur gjithë lojën në kontroll.

Sigurisht që niveli i këtij futbollisti mund të ketë rënë disi dhe kjo vihet re nga mosha dhe prurjet e mëdha me talentet energjikë që po vijnë te Kombëtarja. Askush nuk mund të vendosë në krahasim energjinë e Mavrajt me të Ismajlit apo Kumbullës që ka ardhur së fundmi. Por nga ana tjetër, nuk duhet ta teprojmë. Nëse Shqipëria arriti në Europian, kjo erdhi edhe falë këtij njeriu, që vazhdon të mbajë formën e mirë, pavarësisht luhatjeve të fundit. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online