“Të mblidhet Kukësi i vitit të parë”, Rrahman Hallaçi sfidon skuadrën e Shpëtim Duros: A t’ia themi presidentit?

Rrahman Hallaçi ka publikuar një fotografi gjatë ditës së sotme, ku shfaqet me presidentin Gjici në një nderim që i është bërë me fanellën e Kukësit. Në të shfaqet edhe një ide e Hallacit, që sfidon hapur lojtarët aktual që tashmë drejtohen nga Shpëtim Duro.

“Bob Starova, a duhet të mblidhet skuadra e vitit të parë për të luajtur një ndeshje miqësore me këtë Kukësin aktual, si mendon, duhet t’ia themi presidentit?”, ishte pyetja e shtruar për trajnerin shqiptar, që e ka përgëzuar për idenë e shpalosur. Pra bëhet fjalë për Kukësin e vitit 2012, me lojtarët që i ngjitën verilindorët në elitën e futbollit shqiptar dhe e ngjitën në rrugën drejt suksesit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *