“Të çmendurit”! Kampionati ku luan Bakaj thërret, me figurën legjendare: Ronaldo dhe Mesi, hajdeni luani në Bjellorusi

Europa duket e gjitha si të jetë duke përjetuar një “luftë”. Ditë pas dite janë viktimat ato që numërohen nga Koronavirusi, ndërsa jeta është kthyer në izolim dhe karantinë. Për të folur rreth futbollit është gjëja e fundit që mund të dërgohet ndërmend.

Por jo në Bjellorusi, atje ku luan Elis Bakaj dhe Azdren Llullaku. Kampionati vazhdon, madje edhe me tifozë. Vetë presidenti i tyre i ka thënë njerëzve se kjo e keqe luftohet vetëm duke punuar, duke pirë vodka dhe duke bërë sauna.

Pavarësisht numrit që po rritet nga të prekurit, Bjellorusia po fiton shumë nga kjo situatë. Nëpërmjet figurës legjendare në Bjellorusi, që ka luajtur me Barcelonën dhe Arsenalin, Aljaksandr Hleb, bën një thirrje edhe për yjet e futbollit botëror:

“Tani e gjithë bota po na shikon ne, kampionatin bjellorus. Të gjitha duhet të ndalen para televizorit dhe të shohin futbollin tonë. Shumë lojtarë në hokej kanë ardhur për të luajtur këtu. Ndoshta Mesi dhe Ronaldo duhet të bëjnë të njëjtën gjë, të vijnë në Bjellorusi për të vazhduar futbollin”. /Sport Ekspres/