Tani shkohet në tjetër nivel, media e njohur: Kumbulla është Maldini i ri! Na falni italianë, por është shqiptar krenar

0

Marash Kumbulla është kthyer në mbrojtësin e momentit në Itali. Vetëm 6 muaj në Serie A kanë mjaftuar që të gjithë të flasin për të, ndërsa me paraqitjet e tij në fushë justifikon çdo fjalë dhe vlerësim që i bëhet. I pakalueshëm në mbrojtje, i sigurt, serioz dhe me mendjen gjithnjë te topi e kundërshtari, Kumbulla është një xhevahir në prapavijën e Veronës. Shumë klube janë vënë pas tij, ndërsa shumë media e njerëz të futbollit i thurin elozhe lojtarit shqiptar.

Së fundi është media e njohur “90min” që i ka kushtuar një shkrim mbrojtësit kuqezi, madje duke e quajtur edhe Maldini i ri. “Nuk vjen aspak si një surprizë, që pasi ka bërë vetëm 17 paraqitje në elitë, Paolo Maldini i ri është zbuluar në Verona”, ka qenë mënyra se si media në fjalë ka zgjedhur të hapë artikullin. Për të vazhduar më pas me listimin e 5 karakteristikave kryesore të futbollistit 20 vjeçar, ndërsa shton se do u tregojë të gjithëve se kush është Princi i Veronës që është i destinuar për majat e futbollit botëror.

Karakteristikat nisin fillimisht me aftësinë e lojtarit për t’u pozicionuar në mënyrën më të mirë të mundshme përballë kundërshtarit, duke luftuar me agresivitet ndaj këtyre të fundit. Një nofkë e vendosur për të është “muri” për të treguar se i tillë është për kundërshtarët që i duhet ta kalojnë. Por përpos pjesës së prapavijës, Kumbulla paraqitet si një kërcënim në zonën e rreptësisë për shkak të goditjeve të tij me kokë dhe këtë gjë e tregoi qartë edhe në përballjen me gjigantët e Juventusit.

Ndërsa nuk mund të lihet pa përmendur edhe origjina e tij, ku “90min” thekson se Marash Kumbulla është një shqiptar krenar. “Na falni italianë, por Kumbulla është shqiptar dhe krenar. I lindur në Itali nga prindër shqiptarë, i riu kishte mundësinë të përfaqësonte Italinë ose Shqipërinë. Duke qenë një njeri, që është qartësisht krenar për origjinën e tij, Kumbulla zgjodhi të vishte fanellën e Shipërisë përpara asaj të axurrëve. Dhe debutimin e tij si kuqezi e bëri në ndeshjen kualifikuese të Euro 2020 kundër Moldavisë”, tregon kështu media në fjalë për krenarinë e rrënjëve të mbrojtësit më të përfolur të momentit./Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.