Tani është zyrtare, Mervejl shkon në Spanjë

Tirana u ka vënë kapak gjithë dyshimeve për vonesën e zyrtarizimit të shitjes së Mervejl Ndokit. Klubi bardheblu ka njoftuar sot se talenti kongolez është shitur dhe sot ka përfunduar edhe regjistrimi i tij në sistemin ndërkombëtar të transferimeve, duke bërë që tani e tutje Mervejl të jetë i Getafes.

Megjithatë, Tirana sqaron se ka mbajtur një përqindje nga kartoni i lojtarit, në rast rishitjeje, ndaj në klubin bardheblu shpresojnë që Mervejl të shkëlqejë te Getafe. Fillimisht Mervejl është regjistruar te Getafe B, ekipi i të rinjve, por natyrisht ashtu si Keidi Bare do të stërvitet dhe mund të aktivizohet në çdo moment në ekipin e parë, nëse do të pëlqehet nga trajneri i Getafes.

Vetëm para pak ditësh një tjetër talent i Tiranës, mesfushori Elvi Berisha, nënshkroi për Leganes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *