Sukaj kryen analizat, rrezikon 1 muaj jashtë

0

Sulmuesi pret sot përgjigjen zyrtare nga analizat. Vëzhgimet paraprake flasin për një mungesë disa-javore, por mund të jetë edhe më e gjatë

A jeni të sigurt se nuk keni shkelur gjë, para se të nisnit sezonin e ri? Mbase keni hyrë me këmbën e majtë në fushë? Nuk ka ku të shkojë më keq për “demat”, pasi kanë humbur për një kohë të papërcaktuar shërbimet e sulmuesit Edgar Çani për shkak dëmtimi, është radha e Xhavhir Sukajt. Shkodrani sapo gjeti ritmin e ndeshjeve dhe golave duke arritur pak nga pak në formën maksimale, por në ndeshjen ndaj Teutës u dëmtua duke ngjallur frikë në kampin e kuq, e më të drejtë, pasi alternativat janë të pakta dhe nuk kanë rezultuar efikase.

30-vjeçari kreu analizat ditën e djeshme, ndërsa sot pret edhe përgjigjen përfundimtare në lidhje me dëmtimin në gju.

ANALIZAT – Sukaj kreu analizat ditën e djeshme duke parë gjithçka me imtësi. Ai iu nënshtrua kontrolleve të hollësishme, pasi dhimbjet nuk i kanë pushuar akoma. Një rezultat të arsyetuar nuk ka ende, por ditën e sotme pritet të merret vesh përfundimisht se sa i rëndë është dëmtimi i Sukajt. Në kampin e kuq të gjithë kanë kryqëzuar gishtat, por situata nuk duket shumë optimiste për momentin.

PËRGJIGJJA PARAPRAKE – Burime pranë lojtarit bëjnë me dije se përgjigjet paraprake të doktorëve nuk kanë qenë shumë të mira. Sipas asaj që flitet, 30-vjeçari pritet të mungojë rreth 1 muaj, ndërsa doktorët ia kanë thanë se me shumë mundësi duhet të pushojë 3 javë të sigurta. Një lajm i tillë vjen si “rrufe në qiell të hapur” për të kuqtë që gjeten golashënuesin e këtij fillimsezoni te Sukaj. Megjithatë për të marrë vesh përgjigjen përfundimtare dhe të saktë pritet dita e sotme.

MUNDËSIA – Shkodrani nga vendosja e këmbës në tokë në momentin e dëmtimit duket se ka meniskun. Me shumë gjasa, Sukaj do të vuaj nga kjo pjesë e gjurit. Të gjithë shpresojnë të mos përsëritet rasti i Fejzullahit me dëmtimin e ligamentit që do të thotë se Sukaj duhet të qëndrojë 6 muaj jashtë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.