“Sot kemi fituar Serinë A”, Juventusi krenohet me skandalin e “Calciopolit” dhe thumbon hapur Interin

0

Nga Klaudio Ndreca

Juventusi ka festuar kampionatin e Serisë A të fituar në fushën e lojës në vitin 2006. Ndërkohë në statistika ky sezon i përket Interit, pasi bardhezinjtë u dënuan me skandalin e Calciopolit. Pikërisht periudha më e errët e kësaj skuadre, që jo vetëm iu hoq titulli kampion, por do të rrëzohej në Serinë B.

Pavarësisht të gjithës kësaj, Juventusi nuk ka ngurruar që të krenohet me këtë “arritje”. Nëpërmjet një postimi në “Tëitter”, faqja zyrtare e klubit shkruan se në këtë ditë ka arritur të fitojë Serinë A për herë të 29. Pra duke e quajtur si një trofe të sajin dhe duke mos e pranuar ende skandalin e ndodhur me “Calciopolin”. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.