Skema me një sulmues penalizon Sukajn

Xhevahir Sukaj u kthye në fillim të vitit nga Malajzia, por edhe për shkak dëmtimi, nuk luajti asnjë ndeshje titullar në pjesën e dytë të sezonit të fundit, ku shënoi 2 gola në 8 ndeshje. Iku titullari Ekuban, ka ardhur një emër edhe më i rëndë, Edgar Çani, një hall më vete për Sukajn, që formën fizike e ka rigjetur, por fushën ende jo rregullisht. Luajti titullar ndaj Laçit, goditi traversën e krijoi disa rreziqe, por javën e shkuar u ul në stol dhe duket se me Çanin drejt formës optimale, zor se trajneri Juliano do t’i japë prioritet shkodranin. Edhe në Korçë do të luhet me një sulmues, ndërsa shpresa e vetme e Sukajt është që më vonë Juliano të kalojë te skema më sulmuese, me 2 lojtarë përpara, edhe pse duhet parë sa arrijnë të përshtaten me njëri-tjetrin dy sulmuesit kryesorë të skuadrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *