Sjellja e Bonuçit, pak leksion nga Armenia: Respekt për karrierën tënde, por ishte e turpshme

Italia arriti të merrte tre pikët e radhës ndaj Armenisë, pasi fituan me rezultatin 1-3 në transfertë. Vëmendje të madhe, përtej rezultatit, mori edhe simulimi që mbrojtësi italian, Leonardo Bonuçi, bëri në fundin e pjesës së parë. Kjo solli edhe ndëshkimin për herë të dytë me karton të verdhë të sulmuesit Karapetian, duke lënë kështu fushën e lojës.

Ndërkohë, autori i golit të vetëm për armenët me sa duket nuk e ka kalur lehtë këtë situatë. Futbollisti ka reaguar me një postim në “Instagram”, duke komentuar gjestin e Bonuçit, dhe e quan të turpshme atë që ndodhi. Sigurisht që mbrojtësi i Juventusit e teproi në atë rast, pasi Italia nuk kishte nevojë për një padrejtësi të tillë, që të fitonte në transfertë ndaj Armenisë.

“Kam një respekt të madh për atë çfarë ke arritur në karrierën tënde, por kjo ishte e turpshme”, ka shkruar Karapetian./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *