Shqipëria ndez vetëm në pjesën e dytë, Franca fiton ndeshjen e parë në “Air Albania” (VIDEO)

 Shqipëri-Francë 0-2 Toliso 8′, Grizman 30′

Përmbledhja e golave.

45′ Mbyllet pjesa e parë, Shqipëri-Francë 0-2. Gëzimi dhe festa e madhe venitet disi nga rezultati dhe golat e shpejtë të kampionëve të botës.

30′ Vjen goli i dytë në “Air Albania”. Një gabim në prapavijë dhe vendosje, ndërsa Grizman e gjen lehtë rrjetën. Shqipëri-Francë 0-2.

20′ Aksioni i rrezikshëm i Shqipërisë, Bare jep një top të bukur për Hysajn, por ky i fundit nuk bën marrjen e duhur dhe humbet një shans të artë për të gjetur barazimin.

8′ Goli i parë i takimit dhe i pari në stadiumin “Air Albania” vjen nga një francez, Toliso. Ky i fundit ka goditur bukur me kokë dhe ka mposhtur Berishën me tentativën e parë në portë.

1′ Nis takimi mes oshëtimës së tifozëve dhe emocioneve të papërshkrueshme

Para ndeshjes

Shqipëria do të zbresë në fushën e “Air Albania Stadium” në orën 20:45 për tu përballur me kampionët në fuqi të botës në ndeshjen e fundit të kualifikueseve të Europianit 2020. Edi Reja ka vendosur të surprizojë në këtë ndeshje inaguruese të stadiumit të ri, teksa ka zgjedhur të hedhë nga minuta e parë ndaj Francës një lojtar që nuk ka pasur hapësira të mjaftueshme më parë në ekipin Kombëtar.

Bëhet fjalë për Kristi Qosen, që do ta nisë ndeshjen si titullar, duke zënë vendin e Ledian Memushajt në fushën e lojës. Ky i fundit luajti për 90 minuta në ndeshjen ndaj Andorrës dhe nisur edhe nga mosha e tij, Reja ka vendosur ta lërë në stol ndeshjen e sotme. Ndërkohë surpriza vazhdon me lënien në stol të Ardian Ismajlit dhe Thomas Strakoshën. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *