Salihi nuk ndalet, Nojshtadi në krye!

Hamdi Salihi nuk di të ndalet. Sulmuesi shkodran po shijon një rini të dytë në Austri, aty ku në kategorinë e dytë Viner Nojshtad është duke ecur me ritme të çmendura dhe sonte ka fituar 1-0 jashtë fushe, pikërisht me golin e ish-sulmuesit të Skënderbeut, që ka realizuar në minutën e 83-të, duke i dhënë kreun e renditjes skuadrës dhe lënë pas (3 pikë) ish ekipin e tij, Riedin. Për shkodranin numri i golave në këtë sezon ka shkuar në 14 në 16 ndeshje.

Një mesatare e frikshme golash për sulmuesin, që në  moshën 33-vjeçare është duke treguar se është si vera. Sakaq, duke qëndruar në Austri, një tjetër emër i njohur për shqiptarët ka shënuar dhe ai është braziliani Rangel, që sezonin e shkuar mbante fanellën e Kukësit. Rangel luan me Kapfenbergun dhe fitoi sonte 4-1.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *