Rracizmi një sëmundje që nuk zhduket, Roma merr masa ekstreme me dënim përjetë ndaj tifozit

Rracizmi ka marrë jehonë të madhe në Itali, ku shumë futbollistë kanë rënë pre e tij nëpër stadiume. Ndërkohë rasti i fundit vjen nga Roma. Një tifoz mësohet se i ka dërguar mesazhe rraciste në rrjete sociale mbrojtësit Juan Jesus. Ka qenë vetë klubi italian e ka bërë publike këtë ngjarje dhe ka dënuar këtë akt, duke e ndaluar fansin përjetë nga stadium si dhe e ka raportuar atë në polici.

Në një deklaratë ekipi i Romës shkruan: “Zotëruesi i llopgarisë së mëposhtme të Instagramit i ka dërguar Juan Jesusit mesazhe të shëmtuara rraciste nëpërmjet Instagramit ditën e sotme (të enjten). E kemi raportuar llogarinë në policinë italiane. E kemi raportuar edhe në Instagram. Personi përgjegjës do t’i mohohet e drejta për të hyrë në stadium nga Roma për gjithë jetën”./Sport Ekspres/