Risia e Vllaznisë në miqësore, provon një mbrojtës ekuadorian për në janar

0

Vllaznia ka luajtur në ndeshjen e djeshme një miqësore përballë Veleçikut, që përfundoi në shifrat 2-0. Ajo që bëri më shumë përshtypje te shkodranët, ishte dalja me fanellën e skuadrës nga ana e ekuadorianit, Andres Salazar.

Sipas asaj që raporton “Shkodra Sport”, mbrojtësi i krahut të majtë është në një periudhë prove. Pra ai duhet të dëshmojë vlerat e tij, që të bind drejtuesit për ta mbajtur në skuadër. Por duke parë se merkato është mbyllur, kontrata mund të firmoset vetëm në muajin janar.

Sigurisht që një përshtypje e mirë është lënë në ndeshjen e parë të luajtur, atje ku ka pasur edhe shumë mungesa për shkak se trajneri Jonuz i ka lënë pushim disa lojtarë, por gjithsesi nuk është Veleçiku prova e vërtetë për ekuadorianin Salazar. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.