Rashica largohet nga Werderi por jo nga Bundesliga, media gjermane hedh dritë mbi interesimet për sulmuesin

0

Pak ditë më parë Altin Lala u tregua i qartë në deklaratën e tij, Rashica largohet në verë dhe shkon në Champions. Pra një mesazh i qartë që për sulmuesin shqiptar nuk do të ketë skuadër modeste por serioze dhe konkurouese në kupat e europës. Ndonëse nuk u konkretizuan skuadrat e interesuara apo kampionatet e mundëshme, mediat gjermane kanë gërrmuar me anë të burimeve të tyre më tepër për bisedimet mes Rashicës dhe skuadrave “mister”.

Sipas asaj që transmeton “Weser-Kurier”, Milot rashica është gati të lëri Werder Bremen por jo Bundesligën. Media gjeramane zbulon se një nga ekipet që po punohet për arritjen e një marrëveshje është RB Leipzig. Raportimet e fundit nga kjo media konfirmojnë se Rashica dhe menaxheri Lala kanë përparuar bisedimet dhe se gara për shërbimet e sulmuesit mbetete e hapur edhe me Dortmund në lojë. Më herët ishte raportuar që destinacione të mundshme të Rashicës mund të ishin edhe drejt Premier League por asgjë nuk është konfirmuar deri më sot./Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.