Racizmi ndaj Balotelit, trajneri i Kumbullës habit: Nuk kam frikë, sa herë më thonë mua…

Ditën e sotme ka ndodhur një ngjarje e pahijshme për futbollin italian, i cili vijon të jetë i pushtuar nga koret rraciste, kryesisht ndaj lojtarëve me ngjyrë. Viktima e këtij akti ishte pikërisht Mario Baloteli, i cili i frustruar goditi topin në zonën ku ishin personat që bënin thirrje rraciste. Një incident jo i padëgjuar për “Super Marion”, që është ndeshur me të tilla raste edhe kur ishte pjesë e Milanit.

Dihet që në këto raste opinioni publik pritej të ishte kritikues ndaj Federatës Italiane të Futbollit, por komentet e bëra nga fansat ishin shumë të ashpra, të cilët e akuzojnë se masat ndëshkuese që ajo ndërmerr ndaj rracizmit janë shumë të lehta dhe që nuk e ndalojnë absolutisht atë.

Por në mënyrë të habitshme, pas fitores në rezultatin 2-1 ndaj Breshias, trajneri i Veronës dhe i Kumbullës ka reaguar jo ashtu siç pritej për rastin në fjalë që ndodhi gjatë ndeshjes. Ndryshe nga komentet e bëra, Juric ka befasuar me fjalët e tij:

‘’Nuk kam frikë ta them. Nuk kishte asgjë. Shumë ulërima dhe vërshëllima kundrejt një lojtari të madh, por asgjë më shumë. Nuk kishte thirrje rraciste aty. Shpesh herë dëgjoj fjalën “endacak i m***t”” ndaj meje, por sot nuk kishte asnjë fjalë të tillë ndaj Mario Balotelit”.

Me pas ai shtoi se ndihet i habitur që Mario Baloteli reagoi në atë mënyrë. Sipas tij kjo nuk duhet të ndodhte, sepse përveç, vërshëllimave nuk kishte asgjë më shumë. /Sport Ekspres/

https://twitter.com/uchekennedy_/status/1191046245546156037

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *