“Play out”, grupi B/ Devolli e nis me këmbën e mbarë, Iliria i bën “poker” Shënkollit

0

Ditën e sotme janë luajtur edhe takimet e fazës “play out” të grupit B në Kategorinë e Parë. Gjashtë ekipet e fundit do të garojnë me njëri-tjetrin në këtë ndarje të re, në mënyrë që sezoni i ardhshëm t’i gjejë përsëri në Kategorinë e Parë dhe jo në atë më poshtë.

Devolli e ka nisur me fitore fazën “play out”, teksa e ka mbyllur takimin me Turbinën me rezultatin 2-1. Në ndeshjen tjetër, atë mes Ilirisë dhe Shënkollit, fitues kanë dalë lojtarët e ekipit të Fushë-Krujës. Këta të fundit kanë bindur në fushën e lojës dhe e kanë përfunduar takimin me shifrat 4-2./Sport Ekspres/

Grupi B, play-out

Devolli – Turbina 2-1 | Kita 44’, Hasanaj 76’ / Levendi 59’

Iliria – Shënkolli 4-2 | Xhymerti 28’, 37’,  Gjoka 32’ (autogol), Pasha 52’ / Toma 44’, Gega 84’

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.