Plas te Barcelona, mbledhje e jashtëzakonshme dhe të gjithë kundër Bartomeut

Gjendja në kampin e Barcelonës nuk është aspak e qetë, aq më tepër pas atij skandali që pushtoi klubin katalanas, i cili paguante një kompani për të ruajtur imazhin e presidentit Bartomeu e nga ana tjetër cënonte figurën e shumë emrave të njohur pjesë aktuale apo e shkuar e Barçës. Kjo ka bërë që bordi drejtuar i ekipit spanjoll të organizojë një mbledhje joformale ditën e sotme, që është shoqëruar me tensione të larta.

Sipas asaj që raporton “Mundo Deportivo”, anëtarë të bordit kërkonin largimin e presidentit Bartomeut, ndërsa të tjerë shtronin idenë e zgjedhjeve të parakohshme në fund të sezonit. Megjithatë, vendimet do të merren në mbledhjen e radhës që do të jetë edhe zyrtare. Kjo mbledhje e jashtëzakonshme pritet të mbahet brenda javës së ardhshme, me shumë mundësi ditën e enjte. Situata e fundit në ambientin e Barcelonës ka bërë që shumë të humbasin besueshmërinë te Bartomeu dhe pozita e tij në karrigen e presidentit nuk është më e sigurt./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *