Partizani, pse Dalipi u tregua inteligjent

0

Dy ndeshje, 4 pikë, 3 gola të shënuar dhe asnjë të pësuar. Do ishte një ecuri normale sidomos për një skuadër në rimëkëmbje e sipër. Për Partizanin është një rezultat interesant. Largimi i Starovës dhe afrimi i Dalipit pothuajse nuk është ndjerë. Trajneri i ri, në fakt i vjetër prej kohësh në atë klub,  Klevis Dalipi, kishe inteligjencën e duhur për të mos ndryshuar gjëra të mëdha dhe për të mos bërë as revolucion, si në stilin e lojës, ashtu dhe në formacion.

Ndryshimet në këtë fazë të kampionatit mund të jenë të rrezikshme, ca më tepër pastaj nëse ndryshon për punë ditësh, mund të konsiderohet, le të themi, një karshillëk i hapur kundër ish-profesorit të tij Starova. Pavarësisht arsyeve që e detyruan klubin për të shkarkuar Starovën dhe zhurmës që prodhoi një lajm i tillë, Dalipi në publik u shfaq i kujdesshëm për ta konsideruar përvojën me të unike, shumë të dobishme dhe premtoi që jo vetëm nuk do ketë regres, por pse jo mund ta përmirësojë disi skuadrën në situata të caktuara.

Duke qenë se rezultati është mbret i këtij sporti, Dalipi deri tani ka bërë mirë në dy drejtime. Nuk ndryshoi një punë gjithsesi të mirë të bërë pas janarit, dhe gjithashtu arriti pikët e duhura për qetësinë personale. Madje me pak kujdes në Shkodër edhe mund të kishin fituar, sepse sidomos Bardhi qe pranë golit të tre pikëve. Një javë më parë fituan 3-0 kundër Luftëtarit. Jo keq si fillim, ose si vazhdim, mund ta konsideroni si të doni.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.