Partizani “përforcohet”, Atanda rinovon

0

Merr fund edhe dilema e Sodik Atandës, i cili do të vazhdojë të jetë pjesë e Partizanit deri në vitin 2019.

Mbrojtësi nga Nigeria është bashkuar me Partizanin në janar 2016 nga Apolonia, ku shkëlqeu, ndërkohë që edhe te Partizani është bërë lojtar mjaft i rëndësishëm, duke luajtur 50 ndeshje në Superiore në më pak se dy vite.

Kontrata e tij skadonte këtë sezon dhe Partizani kishte kohë që kishte nisur bisedimet për rinovim, ndërsa tashmë klubi ka zyrtarizuar firmën e rinovimit me 24-vjeçarin.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.