Partizani e harron, La Kamera: Ika se më mungonte Italia

0

Nuk është hera e parë që ndodh dhe të Partizani nuk vënë mend, sepse një njoftim i shkurtër për mediet do ishte me korrekt, sesa të zbulohen lajmet fshehurazi, apo nga gazetarët italianë. Largimi i mesfushorit La Kamera nuk është se i ka emocionuar tifozët, të zhgënjyer nga gjithë afrimet verore, por të paktën një njoftim për një lojtar që është larguar zyrtarisht do ishte një shenjë serioziteti nga një prej klubeve më të mëdhenj në vend.

Vetë La Kamera është në Itali, e ka harruar Partizanin dhe për TuttoC.com ka lëshuar një intervistë, ku sqaron arsyen e largimit dhe planet e së ardhmes.

“Ideja e prishjes së kontratës u bë konkrete në dy javët e fundit. Ia kam kaluar mirë në Tiranë, si jetesë dhe si javën futbolli. Megjithatë, dëshiroja të kthehesha në Itali.

Superiorja shqiptare? “Mendohet se është nivel i ulët, por nuk është kështu, si në aspektin fizik, ashtu edhe në atë teknik. Ndryshe nga futbolli ynë, punojnë më pak në fazën taktike, më pak në lojën një kundër një, në këtë drejtim kanë pak mangësi. Por, ka shumë teknikë dhe përgatitje fizike”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image