Pamjet nga Kosova/ Racizëm, dëshpërim dhe lot te futbollistët pas vërshëllimës së Rocchi

0

Kosova e ka humbur përballjen ndaj Çekisë me shifrat 2-1 në transfertë, në një takim ku u dominua përgjatë 90 minutave. Pas këtij rezultati janë dardanët që i shuajnë të gjithë shpresat për t’u kualifikuar në Europian nëpërmjet grupeve kualifikuese, ndërsa shansi i vetëm mbetet “Liga e Kombeve”.

Gjatë gjithë kohës ka pasur thirrje raciste nga tifozët serbë që i kishin ardhur në mbështetje Çekisë. Madje u raportua edhe një sulm me gjakosje mbi tifozët shqiptarët. Fundi dhe vërshëllima e Rochit nuk do të ofronte një pamje shumë të bukur, pasi Mërgim Vojvoda, Edon Zhegrova dhe lojtarë të tjerë kanë përfunduar në lot sipas pamjeve të ofruara nga “Gazeta Olle”. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.